Ndërsa maturantët zhvillonin provimin e matematikës, në kuadër të provimeve të Maturës Shtetërore, është publikuar dhe testi “B” i saj. Një ditë më parë është publikuar testi “A”, i cili u cilësua si “turp kombëtar” nga ish kryeministri Sali Berisha.
Mësohet se maturantët konfirmojnë se testi “B” i publikuar në rrjetet sociale është i njëjtë me atë që kanë dhënë gjatë provimit, ndërsa testi “A” nuk është i njëjtë.
Në media thuhet se Ministria e Arsimit dyshon se testi i matematikës për Maturën Shtetërore është nxjerrë nga mësues të shkollave të Librazhdit.
Ndërkohë pritet reagimi zyrtar i Ministrisë së Arsimit për këtë çështje.