Kejvina Kthella u përfshi në një aksident mbrëmjen e shkuar në zonën e “Ish-Bllokut”. Velina e emisionit “Xing” po udhëtonte me makinën e saj“Range Rover”, kur një tjetër makinë e ka përplasur. Por fatmirësisht vetëm makina ka pësuar dëmtime dhe Kejvina duket si “kokrra e mollës”.
Pas aksidentit, ajo ka publikuar një foto në Instagram me makinën e saj (se dimë nëse e rregulloi kaq shpejt ose është foto e vjetër), por Kejvina duket shumë seksi.
Të shumtë janë fansat që e kanë pyetur lidhur me aksidentin në komente.