INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas akuzave, lirohet Loredana Zefi! Policia jep DETAJET

Pas akuzave, lirohet Loredana Zefi! Policia jep DETAJET

Publikuar më: 14:53 08-05-2019

Reperja e njohur Loredana Zefi është liruar, pasi u arrestua nga policia zviceriane mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se pasi është marrë në pyetje lidhur me akuzën që po i bëhet, Loredana është lënë e lirë.

“RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informata të reja për Loredanën, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas këtij burimi, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik të ikjes, ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot (e mërkure).

Kujtojmë se Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga. Ata akuzohen se kanë mashtruar një çift zvicerian, të cilët pretendojnë se nën presion motër e vëlla u kanë marrë shumën e konsiderueshme të parave.

kopertina-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449