Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të përfolura në showbizzin shqiptar dhe ditën e djeshme “u kryqëzua” nga fansat për një foto që kishte postuar në Instagram, saqë kishta disa që e quanin “Michael Jackson”.
Sigurisht që diçka e tillë nuk i pëlqeu Rashelit dhe vendosi t’u mbyllë gojën kritikëve me një foto pa grim, siç rrallë herë postojnë figurat e ekranit. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto pa grim fare dhe duhet ta pranojmë që duket shumë shumë e mirë.
Mos u shqetësoni çfarë mendojnë njerëzit, ata nuk e bëjnë shpesh këtë” ka shkruar Rashel në foto dhe krahas komenteve të shumtë spikaste komenti i velinës seksi Alesia Bami, e cila e quan “Kukull”, ndërsa Rashel ia kthen “si ty”.