INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas akuzave se ''kërcënoi punonjësin e policisë për të fshehur përdhunimin'', reagon Taulant Balla, ja çfarë thotë [FOTO]

Pas akuzave se ''kërcënoi punonjësin e policisë për të fshehur përdhunimin'', reagon Taulant Balla, ja çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 19:58 26-09-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me akuzat që i janë bërë sot se ka qenë në komisarit të Krujës dhe ka kërcënuar një ish-nënkomisar policie.

Bala ka përsëritur se nuk ka qenë asnjë herë për këtë vit as në Krujë dhe as në Komisariatin e Krujës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri një deklaratë të ashpër pas skandalit që denoncoi oficeri Emiliano Nuhu, se pas ngjarjes së përdhunimit të një vajze qëndronte Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. E pas kësaj deklarate, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me akuzat që i janë bërë sot se ka qenë në komisarit të Krujës dhe ka kërcënuar një ish-nënkomisar policie.

Balla nëpërmjet rrjeteve sociale, tha se nuk kishte shkelur në Krujë gjatë vitit të fundit dhe as në komisariatin e këtij qyteti, i armatosur.

Reagim i Ballës

Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!

Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.

“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!

Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.

Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!

BBBLLA.png

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781