INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas akuzave të ashpra të Tahirit, përgjigjet Meta: Të merrem me Sajen është humbje kohe

Pas akuzave të ashpra të Tahirit, përgjigjet Meta: Të merrem me Sajen është humbje kohe

Publikuar më: 21:18 22-06-2017

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili ditën e sotme përmes një statusi të gjatë reagonte për gjithë përplaset e ashpra mes tyre.

Tahiri hodhi një sërë akuzash të ashpra ndaj Metës, duke shuar deri aty sa thoshte se ka paguar para për të bërë pis Policinë e Shtetit dhe atë vetë.

Në studion e Ora News, Meta tha me pak fjalë se të merresh me Tahirin është humbje kohe.

“Të merrem me Sajen është humbje kohe. Të gjithë e dinë pse është shkarkuar. Nuk është shkarkuar nga LSI. Të gjithë e kanë të qartë që është viktimë e marrëzisë së tij. U vendos nga kreu i mavisë për tu keqpërdorur”, tha Meta.

Lidhur me pyetjen për armatosjen e popullit duke u nisur nga deklarata e Metës, ish-kreu i LSI-së u përgjigj: Nëse policia bëhet palë me bandat atëherë nuk ka asnjë garanci.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375