Kohët e fundit në showbiz-in shqiptar po mbizotërojnë lajmet mjaft të gëzuara dhe një ndër to ishte edhe lajmi se Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë në pritje për tu bërë prindër. Lajm ky që u konfirmua edhe nga Almeda. Por tani kemi një lajm shumë të bukur nga një tjetër personazh VIP shqiptar.
Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini, e cila prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Londër me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Edward Connolly dhe muajin e kaluar ajo festoi tre vjetorin e martesës.
Ajo gjithmonë ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, por kohët e fundit e shihnim shumë rrallë dhe për këtë na dha një arsye mjaft të veçantë.
Anjeza është shtatzënë dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë
“Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”, ka shkruar këngëtarja. Urime Anjeza nga inlife.al