INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas aludimeve për një romancë mes tyre, Azet i dërgon Erjolës dron në BBV?

Pas aludimeve për një romancë mes tyre, Azet i dërgon Erjolës dron në BBV?

Publikuar më: 14:36 05-03-2024

Pas lajmeve për një romancë me reperin Azet dhe pas konfirmimit nga ana e miqve të saj se ajo është në një lidhje me një reper të njohur shqiptar qe jeton në Gjermani, Erjolës i ka mbërritur një dron.

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, banorja është surprizuar nga një banderolë në të cilën ishte vendosur fotoja e saj, e shoqëruar me shkrimin:

“Je më e mira! The king of BBV3. E - A”.

Videoja e këtij momenti është postuar në Instagramin zyrtar të Erjolës, teksa është shkruar:

“E❤️A ???? - Një dron i koduar sot për Erjolën, kush është “A”, të na shkruaj në inbox, ta dimë dhe ne ???? jo vetëm letra anonime poshtë derës ????”.

Nuk e dimë ende kush është A-ja misterioze, por padyshim që kjo surprizë sapo i hodhi më tepër benzinë zjarrit për aludimet që qarkullojnë për romancën e Erjolës jashtë shtëpisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049