Ai është padyshim një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar dhe një prej atyre artistëve të rrallë që njihet pak për jetën private, por njihet shumë për artin e muzikën e tij.
Shpat Deda “feston” një dekadë në skenën shqiptare dhe sigurisht që nuk mund t’a kurorëzonte më mirë se sa me një turneun “Ambël e Thartë” që do të shtrihet në 10 qytete të Shqipërisë, duke nisur me Tiranën dhe më pas nga një koncert për çdo vit të karrierës së tij.
I ftuar sot në "Fun Day" me Fatma Methasani në INTv, Shpati zbuloi mjaft të reja si për turneun e tij po ashtu dhe për projektet e ardhshme.
Menjëherë pas turnout këngëtari tregoi se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim mjaft të mirë, por që ka refuzuar të jape detaje më të hollësishme mbi të.
Ndër të tjera ka treguar se po punon në përgatitjen e një albumi të ri të cilin shpreson ta sjellë për të gjithë adhuruesit e tij sa më shpejt.