Ana Lleshi do të rikthehet në “Përputhen” si konkurrente. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një videoje në rrjete sociale. Në videon në fjalë Ana shihet pranë Olsa Muhametit, duke thënë se sapo ka firmosur kontratën për të qenë sërish pjesë e këtij programi.
Një tjetër ish konkurrent ka hedhur dyshimet për rikthim. Bëhet fjalë për Atdheun. Ai postoi një foto në InstaStory nga studioja e “Për’puthen Prime duke trazuar rrjetin.
Kujtojmë se në daljen e fundit ai u shpreh se me Borën nuk ka asgjë madje nuk janë as miq. Mbetet për tu parë çfarë do të ndodhë mes tyre.