Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të emisionit “Përputhen”. Ai u përjashtua nga reality shoë pasi theu një nga rregullat kryesorë. Arjoni është takuar jashtë studios së “Për’puthen” me ish-konkurrenten Ana Lleshi. Ishte vetë Luli që postoi një fotografi me Anën, e cila shfaqej te shtëpia e tij.
Së fundmi, Arjoni ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, të cilët e pyesin në lidhje me konkurrentët në “Për’puthen”.
“A ke ndonjë foto ose video të atyre gocave ku mundesh të ua shkatërrosh karrierën si Anës?”, e pyet një ndjekës Arjonin.
Ky i fundit i përgjigjet se nuk është qëllimi i tij që të shkatërrojë karrierën të tjerëve.
“Lol qëllimi im nuk është ti shkatërroj njerëzve karrierën. Nuk dua me hap arkivat. Kam 36 minuta material që ndoshta as guide lines i “Instagram”-in nuk e pranon, por s’kam atë qëllim. Të kujtoj atë shprehjen: “Jeto dhe lëri të jetojnë”, i përgjigjert Luli në “Instastory”.