Në muajin shtator të vitit 2018, moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë më një djalë të quajtur Raiden. Që prej atij momenti bukuroshja vendosi t’i përkushtohej totalisht kujdesit të tij, duke u larguar edhe nga projektet televizive.
Pavarësisht kësaj, Jona nuk qëndroi totalisht larg vëmendjes së ndjekësve. Ajo zgjodhi që me anë të disa videove në kanalin e saj në ‘Youtube’, t’i përgjigjej pyetjeve të fansave për shtatzëninë dhe detajeve të tjera lidhur me periudhën më të ëmbël të jetës së saj. Gjatë rrëfimit, Spahiu tregoi se fill mbas ardhjes në jetë të djalit, trupi nuk është si më parë, por me disa kilogramë më tepër. Megjithatë duket se pas disa muajsh, Jona ka mundur të arrijë peshën ideale.