Reperi i njohur Mac Miller ndërroi jetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së premtes si pasojë e një ataku kardiak të shkaktuar nga mbidoza.
Menjëherë artiste e miq të tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje në botën e artit.
Pak orë më parë, Ariana Grande ka postuar në Instagram-it një foto bardh e zi të ish-të dashurit pa asnjë përshkrim në të.
Dhe tani dhe nëna e reperit, Karen Meyers ka reaguar për herë të parë, pas vdekjes së parakohshme të birit 26-vjeçar.
Ajo ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram” një foto, ku shfaqen shumë të buzëqeshur me të birin Mac duke ndjekur një ndeshje bejsbolli.
Ajo nuk ka preferuar të shkruajë asnjë fjalë, vetëm një emoji në formën e zemrës së thyer.