INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Arjolës edhe kjo vajzë VIP tregon sfidat e vështira të jetës: “Abortova dy shtatëzani”

Pas Arjolës edhe kjo vajzë VIP tregon sfidat e vështira të jetës: “Abortova dy shtatëzani”

Publikuar më: 09:32 21-10-2021

Personazhet e njohur në Shqipëri apo edhe jashtë, zgjedhin që shumë gjëra nga jeta e tyre private të mos i tregojnë dhe njerëzit njohin vetëm një anë të medaljes shpesh herë.

Ishte Arjola Demiri ajo që një javë tregoi se abortoi dy binjakët e saj dhe zbuloi për publikun një histori personale që shumë pak e dinin. Ndërkohë me një histori gjithashtu të trishtë është hasur edhe Paloma.

Paloma është konkurentja më çapkëne e shtëpisë dhe që me sinqeritet ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e saj, por mbrëmja e sotme vërtetoi se ajo ka ende për të thënë.

Fillimisht ajo tregoi për pjesën tjetër të banorëve njohjen me Andrein.

Në vijim ajo shtoi ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për tu bërë prindër të një fëmije.

Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj.

“Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”,- tregoi Paloma.

 

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625