INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas arrestimeve të bujshme të grupit “Avdyli”, njëri prej tyre lirohet

Pas arrestimeve të bujshme të grupit “Avdyli”, njëri prej tyre lirohet

Publikuar më: 09:44 22-10-2018

Në mbrëmjen e djeshme nga 'super operacioni' i RENEA-s dhe FNSH-së u arrestuan 20 persona, ku mes tyre dhe vëllezërit Avdyli nga Shijaku. Po sot një prej tyre Flamur Avdyli është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ai është vëllai i atij që mendohet se është drejtuesi i grupit, Astrit Avdylit, i cili vijon që të jetë i arrestuar së bashku me Shkëlqim Avdylin.

Veç tyre u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine.
Anëtarët e kësaj bande akuzohen për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa posedojnë dhe dhjetëra biznese.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873