Reperi i njohur Fero ka qenë në fokusin e medias si dhe është një ndër personazhet më të përfolur të javës në botën e showbiz-it. E gjitha nisi me një sherr që i ndodhi reperit të ‘ON Records’ kundër 4 personave, të cilët tashmë janë të arrestuar. Mirëpo edhe Fero ditën e djeshme ishte në paraburgim prej ku lajmëroi fansat se gjendej aty nëpërmjet nje ‘live video’.
Ditën e sotme reperi shihet të jetë liruar dhe bën një postim ku me siguri ka dashur t’u bëjë diss-in personave që bëri sherr.
“Sa po u liruam Gang Gang” shkruan Fero ku shihet bashkë me menaxherin e tij. Po me 4 çunat ç’do ndodhë vallë?/intv.al/