Sot ka nisur mësimi në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, pas një ndërprereje disa ditore, për shkak të incidentit që ndodhi javën e kaluar, kur 60 nxënës u asfiksuan prej tymit të kaldajës.
Mësohet se dhe kaldaja është vënë në punë pas zhbllokimit të oxhaqeve që shkaktuan ngjarjen e rëndë. Edhe nxënësit e shtruar në spitalet e Bulqizës, Peshkopisë dhe në Tiranë janë përmirësuar.