Iker Casillas është shëndoshë e mirë. Lajmi për një atak kardiak tronditi dje botën e futbollit, por me dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjes kirurgjikale ai ndodhet jashtë rrezikut të jetës.
Portieri që ka shkruajtur histori në futboll shpërndau personalisht një foto nga spitali ku falënderonte të gjithë njerëzit për mbështetjen. Ai do të duhet të qëndrojë në repartin intensiv koronarik në Spitalin e Oportos, të paktën deri në fund të kësaj jave. Portieri 37 vjeçar flitet se do të qëndrojë 3 muaj jashtë fushave dhe doktorët kanë mendime të ndryshme për rikthimin e tij në futbollin profesionist.
Për mjekun e skuadrës së Portos, Casillas do të shërohet plotësisht, ndërsa për ish-mjekun e përfaqësueses spanjolle, ai do të duhet t’i thotë përfundimisht lamtumirë futbollit.