INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Atdheut qenka kërcënuar edhe ish-konkurrentja e 'Për’puthen', zbulon mesazhet: 'Po të të shoh në rrugë do të të vras, do të shtyp me makinë’

Pas Atdheut qenka kërcënuar edhe ish-konkurrentja e 'Për’puthen', zbulon mesazhet: 'Po të të shoh në rrugë do të të vras, do të shtyp me makinë’

Publikuar më: 16:27 06-03-2021

Në emisionin “Shqipëria Live” u komentuan ngjarjet që bënë më shumë bujë gjatë kësaj jave nga reality show “Për’puthen”. Më të komentuarat janë krisja ndërmjet Jasminës dhe Sarës, një miqësi e thyer në mes për shkak të një djali, Andit. Gjithashtu edhe kërcënimi që i është bërë Atdheut nga Dubai për shkak të Sarës.

E ftuar në studio ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen 1”, Antonela Koçi, e cila tha se beson më shumë Atdheun se sa Sarën në lidhje me kërcënimin.

“Nuk do doja të nxirrja Atdheun si të nxituar apo po bën si viktimë. Kur je në një emision të tillë, ndonjëherë duhet të merren parasysh këto. Edhe mua më kanë kërcënuar në rrjetet sociale, sidomos kur refuzova dy djemtë në fund. Vetëm në rrjetet sociale. Më shkruanin ‘po të të shoh në rrugë do të të vras, do të shtyp me makinë’. Kam marrë në një moment policinë dhe kur më thanë se kishte disa procedura, mu duk shumë e ndërlikuar dhe e lashë fare. Por një kërcënim që vjen në numrin e telefonit dhe nga jashtë shtetit, duhet të merret seriozisht”, tha Antonela.

-640-0-60423a32011aa.png

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273