INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Bashës, largohen edhe Rama me Metën, ndërkombëtarët mbeten vetëm

Pas Bashës, largohen edhe Rama me Metën, ndërkombëtarët mbeten vetëm

Publikuar më: 19:02 25-04-2017

Largimi i kryedemokratit Lulzim Basha nga “Pallati i Kongreseve” është pasuar pak më parë nga largimi i kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta

Ndërkohë, dy zyrtarët e lartë të BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, kanë mbetur vetëm në “Pallatin e Kongreseve”. Ata u ulën në një takim të dytë me palët politike në vend, por siç duket është tepër e vështirë që të gjendet gjuha e përbashkët për zgjidhjen e ngërçit politik.

I pyetur nëse do të ketë një tryezë të përbashkët me zotin Basha, Rama është i është përgjigjur gazetares me një batutë.

“Elona ti e di më mirë se ti ke më shumë informacion nga PD-ja”.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka preferuar të mos bëjë asnjë deklaratë duke përsëritur pas çdo pyetje nga gazetarët, togfjalëshin “Nuk kam asnjë koment”.

Ajo që ka rënë në sy është largimi i deputetit Taulant Balla në makinë së bashku me Metën. Të dy i janë drejtuar zyrës kryeparlamentarit ku pritet të vijojnë diskutimet.

Article Logic
Execution time: 0.0042040348052979