Këngëtarja shqiptare e hitit ‘Fuego’, Eleni Foureira, edhe pse nuk fitoi vendin e parë në ‘Eurovizion’ vitin e kaluar, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut. Karriera e saj muzikore po vazhdon dhe mesa duket, është në rritje.
Së fundmi, të gjithë fansat e saj janë surprizuar nga lajmi se Eleni këtë herë u bë bashkë me yllin shqiptar të famshëm në Greqi, Claydee.
Dy këngëtarët me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Claydee dhe Eleni Foureria kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga mban titullin "Loquita" dhe është shumë ritmike, tipike për ditët e verës. Në videoklip vëmendjen e ka tërhequr sigurisht Eleni me format e saj dhe kërcimet.
Ky është bashkëpunimi i parë me Claydee dhe Elenit dhe ka rezultuar i sukseshëm pasi është pëlqyer shumë.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i Foureira-s me një artist shqiptar, pasi para 3 viteve u bë bashkë me yllin shqiptar Butrint Imeri. Nëse dyshja do bënte tani një bashkëpunim tjetër do kishte shumë herëmë shumë sukses se i pari, 'Delicious', kjo pasi fama e tyre tashmë është rritur tej mase
Ndërkohë ju mund të shjoni videoklipin e 'Loquita' më poshtë.