Po juve ju pëlqen kënga?
Të gjithë mezi po e prisnin bashkëpunimin e Bujar Qamilit dhe Luanës nën titullin “Mi dhe flakë mallit tim” në një version të ri remix dhe rezultoi shumë i suksesshëm me mbi 7 milionë klikime në YouTube.
Mirëpo ky bashkëpunim ka vënë në rrezik edhe martesën e këngëtarit shkodran, ashtu siç u shpreh ai në formë shakaje në studion e Rudina Magjistarit. Bujar Qamili tregon se disa ditë pas publikimit të “Mi dhe flakë mallit tim”, bashkëshortja e tij ndryshoi sjelljen kundrejt tij pasi u bë xheloze.
“Ditët e para që doli kënga pata pak vështirësi me gruan se u bë xheloze. Por e zgjidhëm shpejt” – u shpreh këngëtari.
Ai tregoi për prezantuesen se ne fillim bashkëshortes së tij nuk i pëlqeu kënga, pasi ajo nuk donte që Luana t’i afrohej aq shumë, ose të ishte veshur në atë mënyrë. Këngëtari më pas tregoi se ajo tani ka ndryshuar mendim dhe tashmë i pëlqen, pasi e ka dëgjuar disa herë këngën e famshme.