Një prej artistëve më të mirë në tregun shqiptar po arrin të ketë sukses dhe në botë. Ardian Bujupi solli hitin "Gunz n Roses" me këngëtaren e famshme Helly Luv.
I ftuar në "Why Not" me Roza Latin, ai konfirmoi se dëgjon shumë këngë latine dhe po punon me artistin portorikan për hitin e rradhës.
Ardian Bujupi: Me Farrukon e kemi përfunduar videoklipin. Ai si tip është shumë përtokë. Te ne thojmë përtokë nëse nuk e kanë mendjen e madhe. Unë para tij jam shumë i vogël dhe ai sërish thotë faleminderit për shansin që po më jep.
Ndërsa remixin e këngës "Çika çika" do ta publikojë me 22 shkurt.
Ai zbuloi se pjesë e bashkëpunimi do jetë edhe Xhensila Myrtezaj përmes një postimi në Instagram, por nuk e dimë nëse do shfaqet edhe këngëtarja në klip.