Reperja Tayna dhe Mozzik duket se kanë pasur disa mosmarrëveshje në marrëdhënien mes tyre, ku dhe janë përfolur mbi faktin se ato nuk shpërndajnë më këngët e njëri-tjetrit në Instagram dhe nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.
Por, me sa duket Tayna sapo ju dha fund dyshimeve, pasi këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram e ka uruar Mozzik publikisht për ditëlindjen e tij.
‘Urime ditëlindjen djali më i mirë. Me shumë jetë dhe lumturi se i mertion” shkroi Tayna, duke treguar kështu se mes dyshes së reperëve nuk ekzistojnë mosmarrëveshje dhe se ato kanë raporte të mira shoqërore.
Urimin e Taynës e ka shpërndarë edhe Mozzik në Instagramin e tij dhe tashmë fansat s’kanë dyshime për marrëdhënien e tyre.