INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Bebe Rexhës edhe Dafina Zeqiri rrëfen vuajten e saj të madhe: Mos u mashtroni nga…[FOTO]

Pas Bebe Rexhës edhe Dafina Zeqiri rrëfen vuajten e saj të madhe: Mos u mashtroni nga…[FOTO]

Publikuar më: 17:21 20-06-2018

Epo VIP-at vuajnë shumë nga kjo sëmundje! 

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila tashmë ka vijuar karrierën e saj në Amerikë. Ditën e djeshme, Bebe Rexha rrëfeu për revistën “Teen Vogue” që ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, e tashmë ka qenë rradha e Dafinës për të folur në lidhje me depresionin dhe ka rrëfyer dhe eksperiencën personale.

Këngëtarja ka publikuar një shkrim të aktores Jada Pinket Smith, e cila ka rrëfyer pasojat që sjell depresioni duke përmendur vetëvrasjet e ndryshme që kanë ndodhur në shoëbiz. Sakaq, këngëtarja ka postuar disa shkrime ku shprehet: “Shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar”.

Ndërsa në postimet e tjera, këngëtarja ka disa këshilla për fansat: “Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!"

10.png

123.png

Article Logic
Execution time: 0.0030200481414795