INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas bëri fryrjen e buzëve, 'Sadna' pendohet: 'Dolën KATASTROFË dhe nuk më ...'

Pas bëri fryrjen e buzëve, 'Sadna' pendohet: 'Dolën KATASTROFË dhe nuk më ...'

Publikuar më: 20:34 29-05-2020

Aktorja Sara Khan u bë shumë e famshme në vendin tonë vite më parë me serialin indian “Bidaai”, ku luante rolin kryesor “Sadna”.

Sot e kësaj dite ajo mbahet mend si aktorja që përloti të gjithë teleshikuesit dhe publiku nuk e ka harruar aspak bukuroshen indiane.

Sara pak muaj më parë ishte në vëmendje të mediave për shkak të ndryshimit që kishte pësuar në fytyrë.

Aktorja 30-vjeçare bëri fryrje të buzëve dhe mori shumë kritika për shkak të pamjes së re. Në një intervistë së fundmi Sara pranoi që i kishte fryrë buzët dhe u shpreh se nuk i ka pëlqyer vetja aspak me atë pamje.

Aktorja e quajti katastrofë pamjen e saj dhe tha se po priste me padurim që mbushja të shpërbëhej.

“Unë nuk bëra ndonjë ndryshim në fytyrë, jam e njëjta. Po, i fryva buzët por doli katastrofë dhe nuk dukesha aspak mirë. Ishin shumë keq, nuk më shkonin fare. Nuk më pëlqenin buzët e mia prandaj i fryva. Mezi prita që mbushja të shpërbëhej. Nuk më pëlqente vetja asokohe”-tha Sara.

Tani aktorja është kthyer me pamjen e saj të mëparshme.

Article Logic
Execution time: 0.0015900135040283