INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Berishës dhe Arta Dade kërcënon me lënie mandati

Pas Berishës dhe Arta Dade kërcënon me lënie mandati

Publikuar më: 10:41 08-03-2016

Në Partinë Socialiste janë ashpërsuar tonet mes mbështetësve të Edi Ramës dhe të tjerë deputetë që po mbështesin Ben Blushin. Një nga mbështetëset e para të deputetit Blushi ka qënë Arta Dade, e cila i qëndron stoike mendimit se Blushi ka të drejtë mbi gjëndjen që është sot Partia Socialiste. Me kërkesë të Arta Dades dhe Mimoza Hafizit mbledhja e grupit të PS, ka diskutuar dhunën që anëtarë të partisë socialiste ushtruan mbi deputetin Ben Blushi javën e shkuar në Elbasan, kjo në prani edhe të Kryeministrit Rama. Por media të ndryshme kanë raportuar se debate për këtë çështje ka tejkaluar çdo kufi, kur Arta Dade kërcënon se do të lërë mandatin e deputetit.

Mediat raportojnë se gjatë fjalës së saj, Arta Dade ka përmendur edhe deputetin Anastas Angjeli, që përse nuk ndërhyri në situatën e krijuar, duke qenë se është një nga të vjetrit e partisë.

“Mua mos ma përmend emrin, mos më përfshi. Mbylle gojën”, i është drejtuar Angjeli koleges së tij Arta Dade. Kurse kjo e fundit iu kthye: “Unë lë mandatin dhe gojën nuk e mbyll”.

Në fakt kërcënimi i Arta Dades, se mund të lërë mandatin e deputetes, i referohet situatës në Partinë Socialiste, por ai i Ish- Kryeministit Sali Berisha ka të bëjë me kriminalizimin e Parlamentit nga Kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561