Pas Bes Kallakut edhe një tjetër aktor humori i bashkohet LSI-së [FOTO]
Publikuar më: 15:08 08-06-2017
Pas Bes Kallakut edhe ky aktor i “Portokallis-ë” ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai është Rezeart Veleshnja i cili është i njohur për rolet e tij të shumta në këtë spektakël humori nën personazhin e Betim Spërdhimës. Veleshnja ka qenë pjesë e fushatës elektorale të LSI-së në qytetin e Kuçovës dhe ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.