INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas betejës me kancerin, humb jetën në moshën 9-vjeçare, i ati kishte bërë tatuazh shenjën e operacionit[FOTO]

Pas betejës me kancerin, humb jetën në moshën 9-vjeçare, i ati kishte bërë tatuazh shenjën e operacionit[FOTO]

Publikuar më: 14:33 03-02-2018

Sëmundja e mposhti pas një beteje të gjatë ku mjekët nuk i kishin dhënë afate për mbijetesë 9-vjeçarit Gabe Marshall, nga shteti i Kansasit në SHBA.

Një histori vërtet prekëse e cila kishte ngjallur shumë reagime për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale të kryer jo si duhet e cila i kishte lënë një plagë në anë e djathtë të kokës së Gabe-it.

Si shkak i sëmundjes 9-vjeçarit i ishte dashur të kryente një operacion kirurgjikal vërtet delikat, operacion ky që i ka shkaktuar rënien e flokut dhe i ka shkaktuar fëmijës një vragë të madhe në kokë në formën e patkoit.

Një ndryshim radikal në aspektin fizik që ka lënë mbresa negative në perceptim psikologjik të Gabe-it.

Në mbështetje të 9-vjeçarit i ati i tij kishte vendosur të qethej zero dhe të vizatonte në kokë një shenjë identike si ajo që Gabe-it ju shkaktua pas operacionit.

“Nuk më pëlqente që të ndihej si një monstër pasi për mua ishte i mrekullueshëm”, ka shkruar Josh Marshall babai i të ndjerit Gabe Marshall në foto e publikuar në facebook së bashku me të birin e tij e cila u bë virale në mediat sociale.

Ai operacion i rrezikshëm mesa duket nuk ka shërbyer për ta mbajtur në jetë Gabe-in.

6 muaj më pas tumori në tru i është rikthyer përsëri por këtë herë me kriza agresive të cilat i kanë kushtuar jetën 9-vjeçarit.

“Ai ishte super-heroi im, më ka mësuar se çdo gjë në jetë duhet vlerësuar maksimalisht për kohën që e ke pranë”, ka deklaruar i ati i Gabe për mediat lokale.

rtgy_w45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658