Mesa duket në skenën amerikane të spektaklit e kanë bërë me fjalë!
Pas Jay Z dhe Beyonce, janë George Clooney dhe Amal ata që deklarojnë se shumë shpejt do të bëhen prindër të rinj. Por ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu. Edhe aktori hollivudian me bashkëshorten e tij presin binjakë, njësoj si dy yjet e muzikës. Julie Chen, moderatorja e emisionit “The Talk”, ishte ajo që e bëri të ditur lajmin pasi e konfirmoi me aktorin 55 vjeçar. “Beyonce nuk është i vetmi superyll që po pret binjakë” ishin fjalët e 47 vjeçares Chen në emisionin e rrjetit CBS dhe menjëherë pas kësaj uroi çiftin. Kjo nuk është gjithçka pasi ajo mësoi edhe periudhën në të cilën priten të lindin fëmijët që do ta bëjnë baba Clooney-n. Dita e madhe do të jetë diku në muajin qershor.