Deklaratat e bëra së fundmi prej tij, kanë tërhequr goxha vëmendje.
Matheë Knoëles, babai i këngëtares Beyonce në një intervistë për revistën "Ebony" ka shokuar me deklaratat që ka dhënë.
Matheë tha se nëse vajzat e saj, Betonce dhe Solange, do të kishin patur ngjyrë më të errët të lëkurës, nuk do të ishin kaq të famshme sa janë sot. Ai shtoi gjithashtu se kur ishte takuar me mamanë e Beyonces, Tina Knowles kishte menduar se ajo është e bardhë prandaj ishte lidhur me të.
"Kur u njoha me gruan time Tinën mendova se ajo ishte e bardhë dhe më vonë e mora vesh që nuk ishte. Kur isha i ri vëllai më thoshte: 'Mos guxo të sjellësh në shtëpi një zezake' dhe e konsideronte të rëndësishme ngjyrën e lëkurës kështu që unë u rrita me këtë ide", është shprehur Mathee Knowles.