INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Blushit ikën edhe Mimoza Hafizi nga PS, njoftojnë krijimin e partisë së re

Pas Blushit ikën edhe Mimoza Hafizi nga PS, njoftojnë krijimin e partisë së re

Publikuar më: 20:36 05-10-2016

Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste është pasuar me një tjetër largim tjetër, dhe ajo është Mimoza Hafizi. Gjatë një takimi me qytetarët në ambientet e Muzeut Kombëtar, së bashku me deputetin Ben Blushi, Hafizi tha se nuk është më pjesë e PS-së. “Formalisht dhe praktikisht nuk jam më pjesë e Partisë Socialiste”, ka thënë Hafizi.

Gjatë këtij takimi, deputeti Ben Blushi, i cili zyrtarizoi largimin e tij nga Partia Socialiste vetëm pak ditë më parë, ka njoftuar për krijimin e një partie të re të qendrës.

"Partia do të flasë për të ardhmen. Zyrtarizimi i saj do të bëhet deri më 10 nëntor", tha Blushi. Në takim u fol për situatën politike në vend, reformën në drejtësi dhe ligjin për importin e mbetjeve dhe për përfshirjen e intelektualëve në partinë e re.

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381