Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi prej disa muajsh janë bërë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri. Çifti i famshëm kanë qenë shumë aktiv dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video jo vetëm të Zërit i cili tashmë ka fituar zemrat e ndjekësve, por edhe video gazmore të tyre.
Ka disa ditë që rrjeti është çmendur nga sfida më e re “Bottle Challenge”, e cila konsiston në hapjen me këmbë të tapës së një shisheje, ku I pari ishte Justin Bieber që e bëri këtë provë së bashku me bashkëshorten e tij dhe më pas të tjerët me rradhë.
Por, Kendall Jenner mori vëmendjen e të gjithëve teksa hapte shishen me këmbë e hipur mbi një jet-ski në Mykonos duke na lënë pa fjalë të gjithëve.
Teksa e gjithë bota është e përqendruar tek sfida e shishes, një çift shumë I njohur dhe I dashur për të gjithë publikun Shqiptar dhe Kosovar, kanë marrë iniciativën për të hapur një sfidë të re.
Pak më parë, moderatorja publikoi në Instastoryn e saj një video të Gjikos duke shpallur sfidën më të re të Instagramit: Boomerangu i gjallë.
Në këtë video shihet Gjiko I cili është duke ngrënë dhe duke lëvizur si në një boomerang, që përsërit veprimet e tij, ndërsa në fund qesh dhe na lë të kuptohet se ishte një boomerang nga vetë ai dhe jo nga aplikacioni.
“Boomerang i gjallë. Sfidë nga Gjiko.”- ka shkruar Elita anash videos së publikuar.