INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas burgut dhe sherrit me Arbenitën, FERO merr vendimin DRASTIK: Kam vendosur të largohem nga muzika…

Pas burgut dhe sherrit me Arbenitën, FERO merr vendimin DRASTIK: Kam vendosur të largohem nga muzika…

Publikuar më: 15:27 22-08-2023

Feronit Shabani aka Fero ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, por për arsyet e gabuara, teksa u arrestua sërish pak javë më parë, këtë herë pas akuzave për dhunë nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismalji, e cila është duke "luftuar" me të edhe për kujdestarinë e vajzës që kanë bashkë, ndërsa reperi nuk ka shumë që është larguar nga qelia dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Rikthimi i tij ka qenë pak kaotik dhe i mbushur me pikëpyetje, ndërsa cdo gjë është bërë akoma më kaotike sot nga vetë Fero, i cili ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram tërheqjen nga muzika, por jo për shkak të problemeve të fundit që ka pasur. Kështu, teksa shprehet se cdo sfidë që ka kaluar së fundmi (që ne tashmë i dimë) i ka kaluar me ndihmën e Zotit, ai thotë se është pikërisht përkushtimi i tij ndaj fesë islame, ajo që po e detyron të heqë dorë edhe nga muzika që bën.

Sipas tij, muzika nuk lejohet në fenë që tashmë praktikon, të paktën nga studimet që ai ka bërë së fundmi dhe ka vendosur t'i përkushtohet familjes, duke u penduar për këngët që ka bërë, madje bën thirrje që as publiku i tij të mos i dëgjojë më dhe t'i fshijë nga cdo platformë.

Po ashtu ai shprehet i penduar për cdo gjë të gabuar që ka bërë, cdo padrejtësi dhe kërkon falje, ndërsa ka një thirrje edhe për të gjithë besimtarët e tjerë, duke cituar edhe një copëz nga Kurani, ndërsa shprehet i bindur se kjo lëvizje e tij do të paragjykohet nga njerëzit, por fundja secili është i lirë ta jetojë jetën si ta dojë.

Përshëndetje miq , deshta t'ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t'i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t'ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t'ma bëni
hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t'i fshin ato këngë ose mos t'i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t'më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani.'', shkruan reperi

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059