Ana Kauri është një nga vajzat më të bukura që ka qenë pjesë e “Për’puthen”. Ish-konkurrentja është treguar gjithmonë e hapur dhe pa komplekse për ndërhyrjet e saj estetike.
Ajo ka treguar se ka bërë buzët, e më pas hundën. Dy ditë më parë, bukuroshja brune deklaroi se do të bënte një tjetër ndërhyrje në pamje.
Ana na ka zbuluar si duket me dhëmbët e reja përmes një videoje në makinë të publikuar në InstaStory, e duhet theksuar se buzëqeshja e saj është mahnitëse.
Ish-konkurrentja tregoi më herët në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin social se dhëmbët ishin e vetmja pjesë që nuk i pëlqente shumë te vetja, prandaj edhe vendosi t’i rregullonte, pavarësisht se fansat i shkruanin se ishte perfekte.