INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Cardi B edhe Nicki Minaj vesh të njëjtin fustan si Oriola Marashi dhe modelen nuk e mban vendi!

Pas Cardi B edhe Nicki Minaj vesh të njëjtin fustan si Oriola Marashi dhe modelen nuk e mban vendi!

Publikuar më: 20:30 25-12-2020

Reperja me famë botërore ka postuar një foto në rrjetet sociale me partnerin e saj për të uruar të gjithë fansat për Krishtlindje.

Ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, teksa flokët i ka lyer në ngjyrë çokollat. “Gëzuar Krishtlindjet” ka shkruar ajo krah fotos.

Mirëpo, nëse për disa kjo është thjesht një foto urimi për Oriola Marashin nuk duket aspak kështu.

E dini pse? Sepse fustanin që ka veshur reperja e ka veshur modelja shqiptare kohë më parë. Ajo ka nxituar menjëherë të hedhë një story, ku ka treguar surprizën e ditës, e cila i ka pëlqyer shumë.

“O zot @nickiminaj. Kam veshur të njëjtin fustan si mbretëresha @nickyminaj!”

Kjo nuk është hera e parë që Oriola bën “xing” me artiste të njohura ndërkombëtare, pasi disa kohë më parë edhe Cardi B veshi një fustan që Oriola e kishte veshur më hertë.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002