Dikur armiq, sot miq.
Përveç marrëdhënies jo të mirë që dikur Noizy kishte me Dafina Zeqirin, të njëjtën gjë mund të themi edhe për atë me ish të dashurin e saj, Ledri Vulën. Më saktë, me këtë të fundit mund t’i konsideronim pa frikë armiq për shkak të sherreve dhe konfrontimeve fizike që kishin mes tyre. Por sot, gjithçka është ndryshe. Reperat kanë lënë të shkuarën pas krahëve dhe nuk ngurrojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Këtë ka bërë Ledri i cili në Isntagramin e tij ka postuar videon e re të Noizyt duke e komplimentuar.