INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas daljes nga burgu, Cllevio kërcënon sërish Noizyn, ka dhe një mesazh për Stresin: Zgjidhe…

Pas daljes nga burgu, Cllevio kërcënon sërish Noizyn, ka dhe një mesazh për Stresin: Zgjidhe…

Publikuar më: 11:33 24-07-2022

Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano ka lënë qelinë mbrëmjen e djeshme. Pas sherrit me Noizyn në lokalin e këtij të fundit në Durrës, u vu në pranga pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e kaluar, kur po shkonte në shtëpi, e pritën miq të shumtë të cilët tregonin pamjet live në rrjete sociale ku dukej se Cllevio ishte i buzëqeshur dhe në gjendje shumë të mirë. Sapo shkëmbeu puthje me të dashurën e tij, mori telefonin në dorë për të hyrë në rrjetet sociale.

Menjëherë nisi të fliste për sherrin me Noizyn duke treguar se kishte shkuar për t’i kërkuar falje, por ngjarja agravoi. Megjithatë duket se nuk ka zënë mend dhe e ka ftuar për një përballje tjetër.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushta unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai.

“Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, vazhdoi Cllevio.

Në një video tjetër ai tregon grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruaj edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit. “Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit.”-thotë ai gjatë videos.

Edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt. “Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe.

Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062