Alban Ramosaj është një ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe Kosovë.
Shpesh, këngëtari ka qenë në vëmendjen e mediave jo vetëm për aktivitetet e tij muzikore por edhe për jetën e tij personale dhe sidomos për foton e tij që bëri bujë në portalet e internetit disa muaj më parë i cili pozoi nudo.
Muaj më parë një foto nudo e këngëtarit të njohur Alban Ramosajt bëri xhiron në Internet.
Këngëtari teksa ndodhej me pushime ai publikoi foto tërësisht nudo ku shkruante:
“Një Mikelanxhelo i ri. Skulpturë”.
Fotoja mori shumë komente po asnjë nuk kishte arritur të kuptonte çfarë e shtyu Albanin drejt këtij vendimi.
Mirëpo, mesa duket këngëtari vazhdon t’i surprizojë adhuruesit e tij. Këtë herë, këngëtari është kthyer në biond dhe komentet për të kanë qenë shumë pozitive.
Albani ka publikuar një foto përpara pasqyrës në llogarinë e tij të Instagram, ku duket mjaft seksi dhe joshës në të njëjtën kohë.