Tre dasma vip tërhoqën gjithë vëmëndjen mediatike këtë vit, duke u kthyer në më të komentuarat.
Orinda Huta dhe Turjan Hyska, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku si dhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u duke sikur u vunë në konkurencë me njëri-tjetrin. Dasmat e tyre ishin të organizuara deri në detajin më të vogël, megjithatë secilën prej e tyre e karakterizonte diçka personale nga çifti.
Edhe pse impaktin e parë e dha dasma e Turit dhe Orindës, më në qendër të vëmëndjes ishin ajo e Marinës me Getoarin dhe e Xhensilës me Besin për shkak të postimeve të shumta që bënë në rrjetet sociale, si nga ana e organizatorëve dhe miqve ashtu edhe nga vetë çiftet.
Si duket, ky fakt e ka frymëzuar çiftin e parë të cilët edhe pse pas një muaji, kanë publikuar për herë të parë disa foto të dasmës.