Angela Martini na surprizoi të gjithëve para disa ditësh ku publikoi disa foto në Instagram dhe na tregoi se krejt papritur u martua me partnerin e saj, rumunin Dragos Savulevscu. Dashuria e tyra ka qenë gjithnjë e çmendur e spontane, ndaj s’kishte si të ndodhte ndryshe as me vendimin e martesës pasi çifti u martua në Las Vegas, pa bërë asnjë plan më parë, ashtu thjesht duke e menduar e realizuar në vend.
Por siç duket ata kanë vendosur ta quajnë dhjetorin, muajin e tyre pasi kanë tërhequr sërish vëmendjen me veprimin e fundit.
Angela dhe Dragos kanë qenë në një restorant ku nuk janë përmbajtur dot dhe siç shihet nga fotot situata është nxehur shumë dhe çiftit nuk i është bërë vonë për të tjerët që i shohin.