Dasma e tyre ishte padyshim eventi kryesor i javës që lamë pas, me një ceremoni dhe organizim të përsosur. Nuk kanë humbur shumë kohë dhe çifti i ri kanë nisur muajin e tyre të mjaltit, por tashmë me një pamje të re.
Ata bënë një shëtitje të shkurtër në Europë, ndërsa ajo që na befasoi ishte Orinda, e cila duket se hoqi dorë nga flokët biondë që i mbante prej një jete të tërë dhe u dha atyre një refleks kaf. Ai që ka bërë me të vërtetë ndryshim drastik është Turjani. Moderatori ka vendosur të presë komplet flokët e të shfaqet siç nuk e kishim parë kurrë deri më sot. Ai është shfaqur tullac në krah të bashkëshortes së tij, duke lënë pa fjalë shumë persona.