INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas debateve të shumë viteve më parë, Noizy i bën deklaratën e fortë Rozana Radit

Pas debateve të shumë viteve më parë, Noizy i bën deklaratën e fortë Rozana Radit

Publikuar më: 11:35 21-07-2022

Reperi i njohur, Noizy do të mbajë koncertin e tij “Alpha Shoë” më 14 gusht dhe ka thënë që do të jetë vërtetë madhështor, pasi pjesëmarrës do të jenë emra të njohur të skenës si Ylli Limani, Loredana, Ledri Vula dhe shumë artistët të tjerë.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ai ka organizuar Pre-Partyn ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të skenës, që janë njëherazi dhe miq të afërt të Noizyt. Këtu mund të përmendim Roza Latin, Alketa Vejsiun, Albana Osmani dhe shumë të famshëm.

Megjithatë, ajo që i ka befasuar të gjithë është Rozana Radi, e cila ka pasur kontradita me reperin pas bashkëpunimeve si “Fly” apo “Mister Yesterday”. Pikërisht, Noizy e ka nisur mbrëmjen me një deklaratë ndaj Rozit dhe më pas gjithçka ka qenë shumë festive mes të gjithë të ftuarve.

“Rozi të dua shumë. Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas”, e nisi reperin fjalimin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031609535217285