Pas vizitës në Serbi, kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, u kritikua nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe nga Presidenti Thaçi, të cilët u shprehën se Kosova flet vetë në emër të saj në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë.
Ditën e sotme, pas atyre debateve dhe replikave, Rama publikoi në rrjetet sociale një ‘selfie’ me Presidentin e Kosovës, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim të shkurtër “Pas një kafeje në Tiranë”.