“Nuk kam talentin e Messi, por frymëzohet nga përkushtimi i Cristiano Ronaldo, të cilin e ardhuroj dhe jam tifoz i tij.” Këto kanë qenë fjalët e Usain Bolt, njeriu më i shpejtë i planetit, që tani është bërë futbollist profesionist dhe synon të përmirësohet më tej në këtë sport.
Pas debutimit të tij në një skuadër profesioniste në Australi, xhamajkani deklaroi se cili është projekti i tij: “Jam një fans i Ronaldo, për mënyrën si stërvitet, për të qenë gjithmonë më i mirë.”
Bolt debutoi me Central Coast Mariners, teksa luajti për 20 minuta në një fitore 6-1. Ai po punon për të zënë një vend mes 18-të lojtarëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë të A-League, që nis në tetor.