Komentet e tij mbi skllavërinë të publikuara nga “TMZ” duket se nuk ndikuan vetëm në anën profesionale të reperit, por edhe në atë bashkëshortore.
Teksa shumë media në SHBA e jo vetëm, kanë refuzuar të transmetojnë këngët e Kanye West, një tjetër dështim i tij do të ishte nëse Kim do të ndahej nga ai. Kanye ka pranuar se i frikësohej faktit që Kim mund ta divorconte dhe për ditë të tëra marrëdhënia e tyre në çift ka qenë e vakët.
“Kam marrë disa anëtarë të familjes së saj në telefon për t’i pyetur nëse Kim po mendonte për një divorc. Kjo gjë më ka tmerruar”, -u shpreh ai për “E News”. West gjithashtu theksoi se komenti i tij ‘skllavëria është një zgjedhje’ është keqinterpretuar ndërkohë që “TMZ” ka shkëputur pjesën tjetër të shpjegimit duke e bërë atë të fitojë një reputacion të keq.