Episodi i kaluar i Love Story ka qenë plot debate pas takimit dhe puthjeve të Suelës me Saimirin. Vivien ishte vajza që u eleminua dhe reagimi I saj pas takimit shkaktoi shumë reagime. Pas deklaratave ka reaguar edhe Saimiri për “Love story Daily”, ku ka thënë:
“Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria… Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…
Arsyet nuk mund t’i tregoj këtu për unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjnë sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim.
Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivienin sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat.”, është shprehur Saimir duke hedhur akuza të forta për ish konkurrenten.