INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës “bombë” të Donald Lu, reagon Lulzim Basha [FOTO]

Pas deklaratës “bombë” të Donald Lu, reagon Lulzim Basha [FOTO]

Publikuar më: 18:47 02-02-2017

Donald Lu lëshoi një deklaratë “bombë” ditën e sotme, ku u shpreh se “politikanë të fuqishëm do vjedhin sërisht zgjedhjet”, dhe pas kësaj deklarate ka reagur kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ai iu bashkua mendimit të Lu-së, dhe theksoi se kjo e keqe mund të ndalohet me nisjen e protestave në 18 shkurt.
Basha:
Mbi gjithë zhurmën e propagandës në Shqipëri sot ka një mesazh që dëgjohet qartë: Politikanët e korruptuar dhe krimi duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
Këtë mesazh po e thonë me zë të lartë qytetarët e thjeshtë dhe diplomatët e huaj, institucionet e drejtësisë dhe shërbimet sekrete të huaja dhe vendase, politikanët e huaj dhe vetë ministrat e qeverisë.
Tonelatat e farës së hashashit që kanë hyrë muajt e fundit ne Shqipëri janë pjesë e planit për të blerë dhe vjedhur vota, për të ruajtur pushtetin e tanishëm politik duke prishur zgjedhjet. Një shoqëri e rrethuar nga krimi dhe droga nuk prodhon punë, mirëqenie, shëndetësi, dhe arsim. Një shoqëri e pushtuar nga droga prodhon krim dhe prapambetje.
Ne mund ta ndalojmë këtë të keqe duke u ngritur së bashku. 18 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij. 18 shkurti është dita për të nisur aksionin e kthimit të pushtetit tek qytetaret. 18 shkurti është dita të #NgrihemiBashkë.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082