INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës së Avokatit të Popullit, reagon babai i Enea Ftoit: Kanë manipuluar...

Pas deklaratës së Avokatit të Popullit, reagon babai i Enea Ftoit: Kanë manipuluar...

Publikuar më: 12:44 25-10-2018

Pasi doli ekspertiza nga Avokati i Popullit për vdekjen e Enea Ftoit, ka reaguar babai i tij. Avokati i Popullit tregoi se Enea Ftoi nuk ka vdekur nga dhuna e policisë, por nga sëmundja e mushkërive dhe përdorimi i lëndëve narkotike.

Tomorr Ftoi, babai i 27-vjeçarit ka ngritur akuza se ekspertiza është manipuluar pasi sipas tij, Enea ka qenë i masakruar.

“Kanë manipuluar ekspertizën. Djali ishte dhunuar barbarisht në komisariat. Kishte një vit që nuk përdorte lënë narkotike dhe kurohej."

Sipas hetimeve të Avokatit të Popullit, Eneas i kishte pushuar zemra, ndërsa theksohet se në ambientet e komisariatit janë respektuar të gjitha të drejtat e tre fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0023419857025146