INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës së ministrit Lefter Koka, një tjetër deputet i LSI akuza ndaj Policisë së Shtetit

Pas deklaratës së ministrit Lefter Koka, një tjetër deputet i LSI akuza ndaj Policisë së Shtetit

Publikuar më: 14:50 28-01-2017

Pasi ministrit Lefter Koka theu akullin, një tjetër zyrtar i LSI  ka  hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për deputetin e LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo i cili ka thënë së drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht, ndërsa drejtuesit e këtij institucioni bëjnë politikë duke dëmtuar LSI.

“Sajmir Tahiri duhet t’iu mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. I kam kërkuar largimin e drejtuesve të policisë që bëjnë politikë. Policia të merret me punën e saj, jo me politikën. Jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar nga kanabisi, ndërsa në Dropull po bëhen bastisje nga policia. Tahiri duhet të ndërhyjë, pasi disa drejtues policie kanë bashkëpunim me trafikantë”- ka thënë deputeti Vangjush Tavo nga Gjirokastra.

Më herët ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha gjatë një emisioni televiziv se Policia është e lidhur me krimin, ndërsa kanabisi është fenomen kombëtar.

“PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në çdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin show. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur. Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që t’i hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, – tha Koka.

Ndërkohë gjatë ditë së sotme reagoi edhe kryeministri Rama përmes një statusi në “Facebook’ ku ka publikuar anketën e KE për indeksin e besimit tek institucionet sipas të cilës, Policia e Shtetit renditet si institucioni më i besuar.

Postimi i Ramës:

“Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet”-shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin me grafikun përkatës dhe shprehjet e njohura të tij, “Rilindje, Shqipëria e Gjeneratës Tjetër dhe Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

Article Logic
Execution time: 0.021451950073242